Ka nisur ditën e djeshme proçesi i vetingut,ku i pari që do kalojë në “sitë” është kreu i Gjykatës Kushtetuese.

Avokati i njohur Spartak Ngjela në një shkrim në rrjetet sociale thotë se nga presidenti te prokurorët “që të gjithë nën një mbikqyrje të ekspertizës ndërkombëtare”.

STATUSI

Filloi Procesi i Vetingut

Është kohë e një rëndësie historike.
Heronjtë janë të lodhur.
E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal. 
Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët.
Tani mendojnë të bllokojnë procesin.
Bllokimi është pamundësi absolute.
Do kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar:
Presidentë;
Kryeministra;
Ministra
Kryegjyqtarë;
Gjyqtarë;
Kyeprokurrorë;
Prokurorë;
Që të gjithë nën një mbikqyrje të ekspertizës ndërkombëtarë.
Të shohim sa do t’iu lënë.
Gjithsesi, pas kësaj fillon funksionimi i ligjit dhe i normalitetit në qeverisje.
Shqiptarët po hyjnë në epokën e humbur që me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook