Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2 lokale në zonën bregdetare të Llogarasë.

Subjektet, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri”, kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Sipas AKU-së, në këto subjekte përdoreshin edhe produkte që u kishte kaluar data e skadencës.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.