Udhëtimi më i madh nis me një hap të vetëm.

Sot janë kompani të mëdha, korporata shumëkombëshe, ndaj mund të jetë e vështirë të besohet që dikur kanë qenë dyqane e biznese të vogla.

Shumica e këtyre kompanive kanë vërtet një fillim modest, dhe pronarët e tyre janë bërë vetë miliarderë, pa trashëguar gjë nga familjet.

Këto janë produktet e para të disa prej kompanive më të mëdha që njeh bota sot.


Sony, 1946, kompania që sot ju sjell Playstation, televizorë, kamera e shumë teknologji të tjera, e ka nisur me një tenxhere druri me një rezistencë brenda për të gatuar oriz, dhe u themelua në Tokio, Japoni


Amazon1994 Themeluesi i Amazon sot është personi më i pasur në botë, dhe kompani e tij shërben si faqja kryesore për blerjen e produkteve nga interneti. Kur e hapi në fillim, shiste vetëm libra.


Nintendo 1889, kompania që ka sjellë Super Marion dhe konsolën më të famshme të video-lojërave, e ka nisur në vitin 1889 me letra argëtimi në Kioto, Japoni.


Lego, 1923. Kompania daneze e lojërave të famshme me formime figurash nëpërmjet kubave, e ka nisur me lodra druri të zakonshme.


Toyota, 1926, e nisi me makineri automatike për prodhimin e tekstileve, në Tokio, Japoni.


Ikea, 1943, kompania e mobilieve të lira e të përshtatshme e që mund t’i montoni vetë është themeluar në Suedi, dhe nisi si biznes kinkalerie.


Apple I, 1976. Kompania që prodhon iPhone dhe iMac nuk ka nevojë për prezantim, pro ky është kompjuteri i tyre i parë.


Kur Google hyri në treg, në vitin 1998, ekzistonin shumë motorë kërkimi në internet, si Yahoo, Altavista, MSN, etj, të cilat ofronin dhe gjëra të tjera,si e-mail-e dhe reklama në faqen e parë. Google erdhi si kompania e vetme që ishte vetëm motor kërkimi dhe asgjë tjetër, dhe faqja e saj binte në sy për thjeshtësinë, në krahasim me faqet e rrëmujshme të markave të tjera. Motori i saktë i kërkimit më pas e bëri kompaninë numër 1.


Samsung ,1938. Sot mund të jetë duke prodhuar celularët më të fuqishëm, televizorë e pajisje të tjera elektronike, por në fillim e ka nisur si dyqan fruta-perimesh. Pasi mblodhi kapital, nisi të investojë në fusha të tjera, deri në ndërtim anijesh.


MekDonalds, 1955. Para se të pushtonte botën me hamburgerët e tyre. Restorantët e parë në vitin 1955.


Pixar, 1986, kompania që prodhon filmat e animuar më të pëlqyer për Disney, fillimisht prodhonte pajisje për kompjuterë.


Intel, 1969. Intel fuqizon shumicën e kompjuterëve të botës me procesorët e tyre, memorien RAM e shumë qarqe të tjera. Në fillim nuk bënin procesorë, por vetëm memorie.


Elon Musk sot njihet për Teslan, por ai është themelues i Paypal, një nga kompanitë më të mëdha në botë që ofrojnë pagesa të sigurta në internet, duke mos lejuar që shitësi të shohë kartën tuaj të kreditit.


Twitter, 2006, nisi si një ide e re, një kompani që mundësonte që një grup i vogël njerëzish të komunikonin me njëri-tjetrin me SMS.


Uolt Disney krijoi filma të animuar të quajtur “Alice Comedies” në vitet 1920, në Kansas, Misuri. Por falimentoi dhe u detyrua ta mbyllë kompaninë. Kështu që nisi të punojë si fotograf, dhe duke kursyer bleu biletën për në Los Anxhelos, Kaliforni. Aty jetoi me xhaxhain dhe vëllain e tij, dhe aty gjeti një kompani që do t’ia prodhonte filmin vizatimor “Alice Comedies”.

Starbucks është kompania e kafeneve më e famshme në SHBA, tash e përhapur edhe në vende të tjera të botës. U hap në vitin 1971, në Siatëll, nga tre shokë universiteti.

Origjina e Nike vjen nga një shpërndarës këpucësh japoneze dhe gjermane, në vitin 1964.

Facebook, 2004, nisi si faqja e një universiteti, ku studentët mund të regjistroheshin me emër e mbiemër, e të komunikonin me njëri-tjetrin në lidhje me shkollën. U përdor aq shumë sa nisën të pranojnë dhe nga jashtë universitetit, dhe më pas nga e gjithë bota.

Ubisoft, 1986, Francë. Kompania që sjell videolojëra si Assassin Creed, Far Cry, Watchdogs, Ghost Reckon e shumë të tjera të famshme, e ka nisur aventurën me “Zombi”, në vitin 1986.


EA, kompania që sjell sot një nga video-lojërat më të shitura në botë, futbollin FIFA, si dhe shumë lojëra të tjera sportive, e ka nisur me “Hard Hat Mack”, në vitin 1982.