Profiterola ose çoko smoki torte.

Koha e përgatitjes:
-40 minuta
-Për 10 persona

Përbërësit:
-10 vezë,
-150gr arra të bluara,
-200gr sheqer,
-3 rradhë çokollatë për zierje.

Kremi:
-250gr sheqer,
-4 rradhë çokollatë për zierje,
-200gr gjalpë.

Dekorimi:
150gr çoko smoki

Procesi i përgatitjes:
Përzieni mirë 10 të kuqë të vesë me sheqer, shtoni arrat e bluara, çokollatën e grimcuar, sipas dëshirës mund të shtoni dhe një ose dy lugë gjelle mjaltë. Në fund përzieni ngadal 10 të bardhët e vezëve të cilët i kemi tundur më parë. Kallëpin e lyeni mirë me gjalpë, spërkateni me miell dhe piqeni. Pasi që të piqet, tortën lëreni të ftohët, pastaj priteni në gjysmë diagonale në mënyrë që të formoni 2 kore.
Kremin nga 5 vezë dhe 200 gramë sheqer duhet të ziejmë ne avull, duke e perzier pa ndërprerë. Këto kur fillojn të trashen, shtoni çokollatën e grimcuar dhe sheqerin vanile. Të gjitha perzihen mirë deri sa të shkrihet çokollata dhe largojini nga zjarri. Pasi që të ftohtet kremi, e shtoni gjalpën e zbutur. Me këtë kremë lyjeni tortën në të gjitha anët. Tortën dekorojeni me çoko smoki mbi të gjithë sipërfaqen e jashtme, por mund të dekoroni edhe sipas dëshirës.