I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se prokurorët u trimëruan nga dosja antimafia e italianëve.

Porkurorët kanë qenë të frikësuar për katër vite me rradhë thotë Berisha, dhe nuk mundën të hetonin lidhjet e pushtetit me trafikun dhe krimin.

Berisha: I di unë disa gjëra edhe në atë drejtim. Emrat që kanë qenë edhe me radhë. Ka pat një mjet krimi aty, ka pasur një makinë të përshtatur që transportonte në një vend të fshehtë rreth 20 kg kokainë. Kjo makinë e përshtatur në një servis në Kombinat, kush qarkullonte? Vetëm klani Xibraka, Genti Xhixha, Olsi Rama.

Rakipllari: Pse e ka shmangur prokuroria?

Berisha: Sepse ka pasur ndikim të tmerrshëm politik. Prokurorët nuk janë prej guri. Qenie njerëzore janë.

Rakipllari: Pse u trimëruan sot prokurorët dhe kërkuan arrestimin e Tahirit? Vetë e thatë që PD ka denoncuar, Zagani po?

Berisha: Prokurorët u trimëruan nga një dosje hetimi që kishte antimafia italiane. Nëse nuk do lëviznin dhe më këtë dosje do tregonin që janë narko-prokurorë. Dëshmoheshin katërcipërisht si narko-prokurorë. Një gjë kërkoj, këtu në studio në mënyrë të përsëritur kam denoncuar narko-shtetin. Kjo që po përjetojmë është shprehje e narko-shtetit. Shprehje e të cilit, narkotikë determinojnë vendimet kryesore. Nqs prokuroria e Krimeve të Rënda e cila 4 vite nuk hetoi dot, sepse të

LEXO EDHE:  "Hakmarrja e bandës rivale, Qazim Sejdinit i çojnë arkivolin në shtëpi"

linte policia? Një padi bëri Zagani dhe e burgosën menjëherë. Këta nuk hetuan dot 4 vite. Erdhi dosja, ja ku janë, ja ku janë ato që ka thënë opozita, ato që ka thënë Zagani, ekspert i shkëlqyer i narko-trafikut.

Vasili: U faktua çfarë? Flasim për faktet, provat? Ju thoni u faktua, çfarë u faktua?

Berisha: U faktua më e madhja e më të mëdhajave. Makina e ministrit, jo privatja, por me targë shtetërore 003. Pra makina e tij ishte shitur gjoja, ose shitur ta zëmë narko grupit. Nuk kishte vlerë makina sepse narko grupi mund të blinte 4 “Toyota”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook