Spartak Çoçoli, prokurori i Gjirokastrës është arrestuar ditën e sotme në sallën e gjyqit pasi dyshohet se ai ka kryer korrupsion.

Pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Çoçoli u arrestua në sallën e gjyqit për korrupsion pasiv.

Prokurori është akuzuar nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, por nuk ka bërë asgjë.

Nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzon prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore. Vajza 17-vjeçare e komunitetit rom në Gjirokastër u denoncua nga prindërit si e rrëmbyer.