Një prokuror në organin e akuzës në Vlorës është rrahur keqazi në ambientet e brendshme të Prokurorisë së këtij rrethi.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se prokurori Klodian Llaha është dhunuar në ambientet e brendshme për shkak të detyrës.

Autori i dhunës mësohet se është shtetasi Viktor Sherifi.

Shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë bërë refuzimi i kërkesës së autorit nga prokurori, pasi Sherifi i kishte kërkuar Llahës sqarime rreth një çështjeje gjyqësore.

Prokurori i ishte drejtuar me fjalët “Dil përjashta” autorit, ndërsa ky i fundit e goditi duke i shkaktuar fraktura të lehta në hundë dhe fytyrë.

Aktualisht prokurori Llaha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa autori është shoqëruar në polici nga uniformat blu.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook