Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

Hyseni është akuzuar nga qytetarja Irini Bua për përvetësimin e 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

Procedimi penal nisi mbi bazën e kallëzimit të dorëzuar në dhjetor 2017 në Prokurori nga shtetasja Irini Bua, e cila e akuzon deputetin Hyseni për përvetësimin e pronës së saj.

 Procedimi ndaj deputetit Alket Hyseni janë regjistruat 3 akuza: falsifikimi i dokumenteve, korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe shpërdorimi i detyrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook