Një tjetër personazh i drejtësisë ka “rënë në rrjetën shfuqizuese të Veting-ut.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) këtë herë ka “qëlluar me dorë të rëndë” kundrejt prokurores së Korçës Irma Balli, teksa sot ka njoftuar shkarkimin nga detyra të saj.

Ky vendim i KPK-së ka ardhur pasi pak kohe me pare ajo u përball me dyshime për mungesë të burimeve financiare, fshehje të pasurisë dhe shmangie të taksave.

Irma Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.