Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në lidhje me pronat në bregdet ku tha se vija bregdetare në jug është e paregjistruar.

Lame bëri një deklaratë të fortë ku tha se hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq pasi ligji për pronat degradoi epse u nda toka që ishte për t’u ndarë dhe mbeti toka që nuk ishte për t’u ndarë.

“Degradoi dhe u kthye në një proces degradues pas vitit 2000 ligji për pronat, sepse u nda toka që ishte për t’u ndarë dhe mbeti toka që nuk ishte për t’u ndarë. Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Zona e Velipojës, bregdeti i Lezhës, Gjiri i lalzit, zona e Kavajës janë zona të pa hedhura në sistemin e Hipotekave. Një pjesë e madhe e vijës bregdetare po ashtu rezulton e paregjistruar. Janë bërë abuzime me ligjin 7501, zonat janë ndarë si toka bujqësore, kur ajo është tokë bregdetare. Në vitin 2008, qeveria bëri kontrolle për dhënien e ATMP, në kundërshtim me ligjin qeveria vazhdoi të japë ATMP edhe pas pezullimit. Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq. Në Vlorë ka një tjetër veçanti. Vija bregdetare është e paregjistruar. Këtu ka ndodhur fenomeni i regjistrimeve të veçanta. Janë 450 regjistrime të veçanta dhe 450 gjyqe të veçanta”, tha Lame gjatë konferencës për shtyp.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Gjendet e vdekur në bregdet balena, mjekët bëjnë zbulimin tronditës pas kryerjes së autopsisë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook