Teksa mandati i kryeprokurorit të Përgjithshëm në detyrë Adriatik Llalla përfundon në fillim të dhjetorit, ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është organi përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Për këtë arsye, OPDAT dhe EURALIUS i kanë propozuar Kuvendit që të emërojë me shumicë të thjeshtë një Kryeprokuror të përkohshëm, deri sa të ngrihet formohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas ndërkombëtarëve, mandatin i kryeprokurorit nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit.

Ende nuk dihet nëse socialistët do ta përzgjedhin kryeprokurorin e ri në seancën plenare të 30 nëntorit, ndërkohë që opozita ka propozuar që mandati i kryeprokurorit aktual të shtyhet dhe për dy vite.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook