Kyretari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani, një ditë para protestës së opozitës ka publikuar një status në rrjetet sociale.

Nishani paralajmëron një revoltë masive, e cila siç thotë ai do të godasë nesër edhe më fuqishëm.

STATUSI I PLOTË
Sa më provokuese shfaqet urrejtja e rregjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba.

Dallga popullore ska më kthim pas.
Nesër godet përsëri.
Çdo ditë e më e fuqishme.
Historia ka nisur pa kthim!