Paralajmërimi i opozitës se do të ketë protestë sa herë të zhvillohet seancë plenare.

Siç dodhi në fillim të kësaj jave, ku për shkak të protestës së thirrur nga opozita, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, vendosi të mbledh të martën në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentin.

Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!”, shkruan Bardhi.