Protesta e opozitës që u zhvillua ditën e sotme u shoqërua me incidente ku dyshohet se gjatë protestës janë hedhur  mjete piroteknike në drejtim punonjësve të Policisë, prandaj policia ka arrestuar 23 persona.

23 të shoqëruarit  ndodhen aktualisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate.

Ndërkohë vijojnë verifikimet e të shoqëruarve nga strukturat policore, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë filluar të mblidhen para ambienteve të Policisë së Tiranës duke kundërshtuar veprimet e punonjësve të policisë.