Opozita do të zhvillojë nesër protestën e lajmëruar para Parlamentit.

Ndërkohë që policia po merr masat për protestë, ku mbrëmjen e sotme ka vendosur një brez me tela me gjemba rreth 1 metër gjatësi që do të vendoset në të gjithë perimetrin e sallës së Kuvendit.

Garda, Policia dhe RENEA nga sot kanë forcuar shërbimet. Parlamenti dhe Kryeministria do të rrethohen nga policët ditën e nesërme. Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës.