Protesta e opozitës e zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare ku protestuesit hodhen bojë dhe nxinë muret e Ministrisë së Brendshme, ku nuk mungoi as reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama ka ironizuar protestën e opozitës dhe shkruan se është produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë.

“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë” – shkruan Rama mbi video.