Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” Koço Kokëdhima i ftuar në studion e televizionit Ora News ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me protestën disaditore të studentëve. 

Kokëdhima u shpreh se do të ishte gabim nëse kjo protestë do të mbyllej vetëm me plotësimin e 8 kërkesave, sepse sipas tij fitorja përfundimtare do të ishte reformimi i sistemit politik dhe rivendosja e sovranitetit të popullit.  

Ai u shpreh gjithashtu se me hir apo pahir këto kërkesa do të plotësohen, dhe shton se PD e LSI duhet t’i mbajnë larg duart nga kjo protestë dhe revoltë e të gjithë popullit shqiptar.     

“Protestë shumë e rëndësishme. Dështimi i saj do të ishte dështimi i shpresave të mëdha të popullit tonë. Kjo protestë është vetëm çështje kohe të formalizojë suksesin e saj të plotë. Të gjitha kërkesat e studentëve janë të drejta dhe do të përmbushen me hir apo me pahir. Çdo fitore e protestës me ato 8 pika nuk do të ishte fitore përfundimtare. 

Qeveria dhe kasta e këtushme kanë të gjithë rrugët dhe ligje të tilla që ti garantojnë Maliqit të bëjë gjithmonë vullnetin e vet, pavarësisht se çfarë ligjesh janë në fuqi. Fitorja përfundimtare do të ishte reformimi i sistemit politik dhe rivendosja e sovranitetit të popullit. 

Do të ishTe gabim që protesta e studentëve të quhej e mbyllur me plotësimin e  8 pikave dhe nëse nuk do të shkonte drejt kërkesave politike. PD dhe LSI të mbajnë duart larg nga kjo protestë dhe kjo revoltë e studentëve dhe popullit”,- u shpreh Kokëdhima.