Pas përfundimit të protestës, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili shprehet se opozita bën politikë duke sajuar kriza për vendin dhe sëmundje për kundërshtarin politik.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”,  shkruan Rama.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi nga Brukseli se PPE-ja mbështet veprimet e opozitës shqiptare dhe për këtë ai pohoi se nuk do të ketë kthim pas.