Myslim Murrizi, deputeti i PD-së i cili nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit, foli sot para Kuvendit.

Murrizi thaq se përtej kartonëve në Kuvend, duhet ndryshuar edhe vullneti politik. Murrizi u ndal edhe te raporti i SHIK-ut, ku brenda të cilit  një numër i lartë i oficerëve të  policë rezultojnë të lidhur me  krimin e organizuar, duke përmendur edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës,  Jaeld Çelaj.

“Vullneti politik, kjo është arsyeja pse dy ministra janë shkarkuar. 128 emra thoshte SHIK-u që janë të lidhur me krimin, Jaeld Çela etj. Nuk po i numëroj se duhet një natë dimri. Unë besoj se sado që ngrejmë kartona ne këtu, duhet vullnet politik.”- u shpreh Murrizi.