Kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi protestën e djeshme dhe shpërndarjen e saj në mediat ndërkombëtare, si produkt të politikës qorre.

Rama tha se kjo politikë pa vizion e goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material atyre që janë kundër negociatave.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”, shkruan Rama në “Twitter”.