Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike foli para protestuesve dhe  tha se kjo qeveri po përdor forcat policore speciale kundër qytetarëve shqiptarë, kundër qytetarëve të Unaza e Re, kundër çdokujt që proteston dhe reagon ndaj kësaj qeverisje kriminale.

“Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie. Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike. Policët e ndershëm të bashkohen me qytetarët, të bashkohen me ata që rezistojnë dhe jo me krimin dhe bandën në qeverisje. Bandat e hashashit janë në qeverisje dhe qytetarët do të rezistojnë. Kjo rrugë e jona nuk ka më kthim pas”, deklaroi Paloka.