Përfaqësues i partisë CDU në Gjermani, Martin Henze i është bashkuar sot protestës së PD-së përpara kryeministrisë, ndërsa është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Henze, i cili është këshilltar ekonomik i Angela Merkel u shpreh dhe dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.

‘Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara. Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.

Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cenohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet’, u shpreh dje Henze.