Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës.

Lleshaj  shprehet se ndjen keqardhje për opozitën dhe degradimin e saj.

’Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit’, shkruan Lleshaj në Twitter.