Situatë e tensionuar tek parlamenti ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia.

Disa nga protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe gurë në drejtim të punonjësve të policisë. Policia vazhdon të hedhë gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ndërkohë kanë mbërritur dy bote me ujë të cilët policia po i përdor për të larguar protestuesit.