Sigurisht që protesta e studentëve vazhdon.

Pas protestave në rrugë, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut ditën e sotme të vendosur deri në fund për kauzën e tyre kanë vendosur edhe ditën e sotme të bojkotojnë procesin mësimor.

Në orët e para të mëgjesit të sotëm mësohet se ka pasur tension tek Ekonomiku pasi studentët jo vetëm që kanë bllokuar hyrejn në Fakultet duke nxjerrë të gjitha karriget jashtë, por kan nxjerrë kështu edhe punonjësit e administratës.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin. Situatë tjetër raportohet nga fakulteti i Drejtësisë ku studentët me anë të një letre i janë drejtuar pedagogëve teksa dënojnë aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga ajo private, pak ditë më parë.

Mes tjerash, në letrën drejtuar pedagogëve kërkojnë që mos t’iu digjet viti shkollor si  dhe pedagogët të luajnë rol mbrojtës ndaj tyre si akademikë në radhë të parë, por edhe si prindër në veçanti.