Siç edhe u paralajmërua nga vetë ata, studentë kanë filluar ta përshkallëzojnë protestën e tyre, si qëndresë kundër qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për anullimin për ligjin e Arsmit të Lartë.

Pas pothuajse dy ditësh të ngujuar në ambientet e Fakultetit të tyre, studentëve të Ekonomikut ditën e sotme iu janë bashkuar dhe studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ato të Arkitekturës, të cilët këmbëngulin deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga kryeministri Rama.

Ditën e djeshme Rektorati i Universitetit të Tiranës nëpërmjet një dokumenti zyrtar i bëri thirrje të gjithë studentëve t’u ktheheshin auditoreve de të vazhdonin me procesin normal të mësimit, por studentë iu kundërpërgjigjën duke deklaruar se nuk e njihnin atë vendim, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.