Shqipëria po përballet me protesta të shumta gjatë muajit Dhjetor.

Krahas protestës së studentëve dhe banorëve të Astirit, në shumë qytete të Shqipërisë qytetarët janë tubuar në sheshe e rrugë për problemet që kanë dhe duke kërkuar të drejtat e tyre.

Së fundmi në protestë janë ngritur edhe banorët e Shijakut, të cilët protestojnë për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet rruga e tyre.

Segmenti rrugor Durrës-Shijak u bllokua për disa minuta nga banorët.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruktimin e rrugës, për shkak të gjendjes së amortizuar.

Banorët janë shprehur se disa muaj më parë kreu i Qeverisë deklaroi se do të ndërhyhet në këtë segment rrugor, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.