Protesta e sotme që u zhvillua përpara Kryeministrisë mori një vëmendje të gjerë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit.

Vëmendje të veçantë mori edhe një foto e një protestuesi ku me një shufër hekuri në dorë drejtohet egërsisht drejt Kryeministrisë duke qëlluar dhe duke hedhur në tokë xhamat e derës hyrëse të saj.

Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit ndërsa është pikasur dhe nga prestigjiozja “Reuters” e cila e ka etiketuar si “Protestuesi me heshtë në dorë”.

Fotoja ka marrë shumë komente negative, ndër to ka qenë dhe aktori i humorit mjaft i dashur për publikun Gentian Zenelaj i cili përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj veprimit agresiv të qytetarit.

“Për kë e ke???Kujt po ja hedh o qënie e marrë..Ramës?? Është ne Vlorë…Ministrave ??Janë në Vlorë duke i bërë fresk Ramës…Oligarkëve???..janë për drekë në ndonjë restorant..Kujt ja hedh???? Si ka mundësi që ndonjë qytetar apo një grup qytetarësh që ishin aty nuk të rrahën me heshtën që mban në dorë….”, shkroi Gent Zenelaj në facebook.