Ish të përndjekurit kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar dëmshpërblim dhe duke kërcënuar me grevë urie në rast se nuk do ta arrinin atë.

Protesta u zhvillua gjatë takimit të Gjonajt me kreun e antikorrupsionit italian, ku ish të përndjekurit politikë kërkuan të drejtat e tyre para Ministrisë së Drejtësisë.

Njëri nga protestuesit tha se kërkonin dëmshpërblim për vitet e dënimit dhe se kjo ishte arsyeja e protestës.

Ata kërcënuan se do të hynin në grevë urie nëse nuk do të arrinin të merrnin dëmshpërblimin e kërkuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook