Protesta po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit. Dëgjohen thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë tre herë kordonin e policisë, por ia kanë dalë në tentativën e katërt.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. Përplasje raportohet të ketë pasur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.

Janë lënduar dy efektivë policie nga shashkat e hedhura në drejtim të tyre prej protestuesve.