Tensionohet protesta para Kryeministrisë, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hipur në pjesën e sipërme.

Ata kanë hedhur molotov dhe shishe me benzinë, ndërsa kanë shyqer mbulesën e skelës me hekura të vendosur para Kryeministrisë. Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve.

Protestuesit janë larguar nga kryeministria për shkak të gazit lotsjellës. Njëri prej protestuesve humb ndjenjat.