Këtë të shtunë Partia Socialiste pritet të bëjë Mbledhjen e Asamblesë tek “Xibraku”.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS vjen në javën e parë të vitit dhe pritet të bëhet një përmbledhje e punës së kësaj qeverie në mandatin e dytë.

Sipas burimeve aty do të vendoset për ndryshimin e sekretariatit, gjithashtu bëhet me dije se do raportohet për ecurinë e zgjedhjeve në parti, pjesë e së cilës janë raportimet e deputetëve në terren dhe raportimi i qeverisë.

Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla janë 8 pjesëtarët e sekretariatit të PS.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook