Në një dekadë si avokat divorcesh në Çikago Andreë Vaughn ka siguri në atë që thotë , ai ka parë pothuajse çdo version të “dashurisë së keqe”. Më poshtë ai ka renditur disa nga arsyet pse ndodhin ndarjet.

Nuk shkojnë tek një terapist për menaxhimin e nervave ose depresionit

Kur kalojmë një shqetësim mendor, që është një problem i zakonshëm gati në çdo çift, siç janë depresioni, stresi apo kur jemi shumë nevrik, etj. duhet të shkojmë tek specialisti. Shumë njerëz janë aq kokëfortë sa nuk e çojnë nëpër mend të kërkojnë ndihmë, pasi edhe sot konsiderohet tabu nga disa njerëz që të takojnë një psikolog apo specialist të shëndetit mendor. Në përgjithësi janë burrat ata që e kanë të vështirë të çrrënjosin atë që u është ngulitur në mendje rreth kësaj teme.

Refuzojnë të kërkojnë ndihmë për të lënë alkolin apo drogën

Një prind dhe bashkëshort/e i/e mirë nuk mund të shkojnë me një person të varur nga alkoli dhe droga. Ka shumë njerëz që kërkojnë ndarjen, edhe pse e dashurojnë akoma partnerin/en, por për shkak të pijes situata mund të ketë dalë jashtë kontrollit. Një person i tillë nuk mund të qëndrojë pranë fëmijëve, edhe martesa është e vështirë të funksionojë në këtë mënyrë.

Probleme financiare

Mos pasja e parave të mjaftueshme është një problem, por mund të përkeqësojë marrëdhëniet martesore nëse përshkallëzohet në probleme mendore dhe çështje të abuzimit me substancat. Burrat i kanë vënë vetes disa detyra përsa i përket parave dhe të ardhurave në shtëpi: që ata duhet t’u sigurojnë familjes të gjitha të mirat e nevojshme. Mund të jetë për shkak të mentalitetit shoqëror, por edhe për shkak të asaj që vetë meshkujt kërkojnë nga vetja.

Probleme me pabesine

Nëse keni vendosur të jeni në një lidhje monogame, pra e keni ndarë mendjen të jeni burri i një gruaje (dhe gruaja e një burri), ashtu duhet të jeni.

Refuzojnë të bëjnë terapi në çift

Do habiteshit se sa e suksesshme mund të jetë terapia në çift. Shumë martesa kanë mundur të shpëtojnë nga divorci, pasi lidhja nuk mund të përfundojë, nëse ju nuk e keni vendosur. Nëse doni ta shpëtoni martesën tuaj, duhet t’i provoni të gjitha, edhe të flisni me një ekspert. Personi i tretë do e bëjë më të lehtë për ju të flisni.