Prokurorja e përgjithshme, Arta Marku ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Në një njoftim për mediat kryeprokurorja e përgjithshme ka sqaruar për zëvëndësimin e Hajdarmatajt me Donika Prelën.

Marku sqaron se kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë.

Reagimi:

“Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë.

Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook