Nga studioja e televizionit News 24 Presidenti Meta i është përgjigjur gjithashtu pyetjes së gazetarit Ylli Rakipi, në lidhje me mosdekretimin e shkarkimit të ministrit në detyrë Ditmir Bushati.

Ndërkohë në përgjigjen e tij Meta ka deklaruar se nuk mund ta linte këtë ministri në dorën e një zv.ministri, i cili nuk mund të japë asnjë përgjigje në interes të kushtetutës së vendit, duke marrë parasysh rrugën dhe sfidat që ka Shqipëria.

Ylli Rakipi: Përse nuk dekretove shkarkimin e Bushatit?

Ilir Meta: Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv.ministrin.

Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.