Lidhja e këngëtares, Linda Halimi me reperin afroamerikan, Dawon Edward, është komentuar shpeshherë nga fansat e saj. Por ajo ka vendosur që t’u japë fund të gjitha këtyre kritikave.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur që të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilëve u ka dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Një fans i ka bërë një pyetje pikërisht lidhur me partnerin e saj. Ajo e pyet se përse ka zgjedhur partnerin me ngjyrë dhe këngëtarja nuk ia ka lënë përgjigjen mangët.

Linda shprehet se ka zgjedhur njeriun që do, i cili ka një etnicitet ndryshe nga i saji.

“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllef ndaj secilit që është “ndryshe” nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për vete!”, shkruan këngëtarja e njohur.

“E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë sidomos ty që më së shumti ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, përfundon fjalën Linda.

Kujtojmë se prej disa vitesh, ajo ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D me të cilin e ka edhe një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.