I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me drejtues Arian Çanit, kryeministri Rama komentoi përplasjet “Qeveri-Presidencë”.

Moderatori i emisionit e pyeti Ramën, se pse nuk e shkarkon Metën, pasi nuk dekretoi emërimin e Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm.

Rama u shpreh se për ta bërë diçka të tillë duhet 2/3 e votave në Kuvend, gjë të cilën e ka të pamundur ta realizojë.

Kreu i Qeverisë e cilësoi si të paturpshëm vendimin e Metës për mosdekretimin e Cakajt, ndërsa shtoi se nuk mund të gjykohet kaq ashpër një figurë e re ambicioze në politikë si ajo e Gent Cakajt, duke i kujtuar Metës kohën kur ishte kryeministër në një moshë të re.

Teksa i doli në mbrojtje Cakajt, Rama u shpreh se ai është një figurë e pastër politike me një integritet të papërlyer.

“Shkarkimi i presidentit kërkon 2/3 e kuvendit te Shqipërisë dhe kjo është logjika që përdor Meta, ‘mua s’më shkarkojnë dot dhe bëj çfarë të dua. Mund të bëjë ç’të dojë për turpin e presidentit të republikës që në momente të caktuara del nga shinat dhe sillet si kryetar i LSI. Ilir meta është një objekt humori se nuk pengon dot as projektin e shqiptarëve… Ilir Meta si person më dhimbset, kur nuk është në qerthullin e presionit, është një person bashkëpunues. Unë jam me aktin, jo me personin. Unë po flas që në Shqipërinë e vitit 2019, është e paprecentë Presidenti të marri flamurin dhe të lançojë ofensive të ndyrë politike kundër një personi. Jo të shyhet goja e Presidentit të Republikës. Nuk e kam me Metën, e kam me Presidentin”, tha Rama.

ERTV Live😊: Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019