Kryeministri Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin, nga ku nuk ka dalë pa u provokuar nga moderatori Ermal Mamaqi. 

Mmamqi ka ngacmuar kryeministrin duke i thënë se fshehurazi kishte bërë disa foto nga shtëpia e tij në Surrel, ku me humor i quajti “Sarajet e Surrelit”.  

Ndërkohë që në reagimin e tij Rama i ka thyer si përgjigje se ajo shtëpi është falë gruas së tij Lindës.    

Ermali: Nga këto foto, dukesh sikur je në pikë të hallit. Shihe si magazinë ngjan, sikur je për ndihmë sociale. T’i themi Veliajt të të japë ndonjë kredi të butë. 

Rama: Bunkeri i parë ai i madhi, unë në një moment kur të kem kohë, kur të tërhiqem nga kjo punë, aty do merrem me art, me krijimtari. Se tani punoj në një oxhak. Më paraqite tani sikur jam vërtet për strehim social. Një shtëpi që u bë falë gruas, se po mos ishte ajo, s’bëhej shtëpia. Unë kam jetu me teorinë që vijmë vetëm, e ikim vetëm nga kjo jetë. Po kur martohet njeriu, mblidhet dhe ishte merita e Lindës që u bëra me shtëpi”.