Dëfrim Kasmi apo i quajtur Devi Kasmi është 41-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një atentat në rrugën “Kongresi i Manastirit”. “DuaLajm.com” ka siguruar edhe foton e tij.

 

Dëfrim Kasmi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Pista ku po heton policia për vrasjen e tij, është ajo e hakmarrjes për shkak të trafikut të drogës në Evropë.

Në kërkim për vrasjen e tij është shpallur Domart Konjari, i dyshuar si ekzekutor, bashkëpunëtor apo porositës i vrasjes.

Dëfrim Kasmi dhe Domart Konjari kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin, por për shkak të konflikteve mes tyre ka pasur tentativa për të vrarë njëri-tjetrin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook