Moderatori i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu pak minuta më parë ka postuar një foto me Fatos Nanon.

Fotoja është bërë në vitin 1995, kohë kur Nanoishte kryetar i Partisë Socialiste dhe iu hodhën prangat nën akuzat për korrupsion nga regjimi i ri demokratik që erdhi në pushtet më 22 mars 1992.

Foton e publikuar në Instagram, Fevziu e shoqëron me shkrimin:
Maj 1995. Një nga intervistat e rralla të Fatos Nanos, atëherë Kryetar i PS në opozitë, në Burgun e Bënçes, Tepelenë.”