Ashtu siç ishte paralajmëruar, është publikuar ditën e sotme kënga zyrtare e Botërorit “Rusi 2018”, në versionin audio.

Kënga është një produksion i DJ amarikan, Diplo, ndërsa këndojnë Era Istrefi, këngëtari i njohur puertorikan, Nicky Jam, si dhe aktori i famshëm i Hollywood-it, Will Smith.

Ritmi i këngës është Pop-Dance, ndërsa vokali i Era Istrefit është ai që i jep esencën e duhur melodisë.

Videoklipi i këngës do të publikohet pak ditë përpara nisjes së Kampionatit Botëror, ndërsa për pak orë nga publikimi i saj në platformën muzikore “YouTube, kënga ka marrë mbi 700 mijë shikime.

Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm i këngëtares kosovare Era Istrefi, fama e së cilës është ndërkombëtarizuar që pas super hitit të saj “Bon Bon”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook