Zyra Amerikane për Kontroll të Aseteve të Huaja, ka pëditësuar listën e personave të cilët e kanë të ndaluar, hyrjen në SHBA.

Kryeministri i Kosovës nuk është i vetmi politikan, të cilit i është refuzuar viza dhe nuk ka mundur të udhëtojë drejt SHBA-së.

Në këtë listë vazhdon të mbetet emri i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, si person i padëshirueshëm në këtë shtet.

Veç tij, pjesë e kësaj liste janë edhe dy deputetë të kësaj legjislature, vëllai i kryeministrit, Daut Haradinaj nga AAK, si dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje.

Ndërkaq, nuk mungojnë as emra kryetarësh të komunave, ku përmendim Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe ish-deputetët e PDK-së, Azem Syla e Rrustem Mustafa.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe emra të tjerë shqiptarësh të Maqedonisë.

Lista

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Rexhep Selimi

Sami Lushtaku

Rrustem Mustafa

Azem Zyla

Ramiz Lladrovci

Emrush Xhemajli

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Habibi

Avdyl Jakupi

Ismet Kryeziu

Isak Musliu

Maliq Ndrecaj

Emrush Suma

Sami Ukshini

Muhamet Xhemajli

Haradin Bala

Besnik Kelmendi

Elvis Kelmendi

Liridon Kelmendi

Naser Kelmendi

Safet Durguti

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook