Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe është e njohur për linjat e saj trupore që posedon, të cilat nuk lë rast pa i shfaqur për ndjekësit e saj.

Mirëpo ajo është sulmuar së fundmi, se kjo bukuri që zotëron nuk është tërësisht natyrale, por i kanë ardhur në ndihmë edhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Ky lajm ka qarkulluar pas publikimi të një fotoje të shumë viteve më parë, ku modelja shihet krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë shohim sot, ndërkohë që Françeska ka pranuar vetëm ndërhyrjen në hundë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit dhe fotos, ka ardhur dhe reagimi i ashpër nga Françeska Jaçe, e cila është shprehur përmes një postimi në llogarinë e saj ‘Instagram’.

Jaçe ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka riktheksuar edhe njëherë se e vetmja ndërhyrje është ajo në hundë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1256″ sortorder=”11634,11635,11636,11639,11637,11638″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook