I ftuar në emisionin “Tempora” në televizionin Ora News me gazetaren Sonila Meço, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar oas publikimit nga vetë ai të vajzës së mitur në qytetain e Kavajës nga bashkëmoshatarët e saj.

Në studion e emisionit mbrëmjen e sotme Berisha ka deklaruar se e ka publikuar lajmin pasi dy burime kanë dërguar të njëjtin informacion dhe se sipas tij policia i ka liruar fill pas 4 orësh autorët sepse sipas tij është marrë urdhër nga lart.

Ndër të tjera Berisha deklaroi se ipas tij ky është shtet i përdh*nuesve, në rastin konkret pas disa ditësh nga publikimi i lajmit kryeministri ka heshtur për ngjarjen e rëndë.

“Informacioni për ngjarjen e Kavajës më erdhi nga dy burime. Sapo më erdhi burimi i dytë e kam publikuar menjëherë. E ka marrë vesh nëna e vajzës e cila i ka treguar bashkëshortit dhe më pas kanë denoncuar në polici dhe nuk është marrë asnjëherë. Këtu ka dy variante, një variant thuhet se ata i kanë ndaluar nxënësit dhe i kanë liruar pas 4 orësh sepse kanë marrë urdhër. Unë jam i bindur se shërbimi informativ ka informuar qendrën dhe qendra ka informuar kryeministrin dhe ministrat respektivë, atë të Arsimit dhe atë të Brendshëm. A nuk u fsheh Rexhep Rraja, a nuk mu hodhën të gjithë mua kur denoncova përdhunimin e Xhisielës. Ky është shtet i përdhunuesve. A e dini që drejtoresha e shkollës, mësuesja kujdestari i thoshte Roshit ti je frymëzim për ne. Gjithçka u bë pasi denoncova unë. Është dita e katërt sot, ka folur ndonjë fjalë Edi Rama për këtë gjë.  Kjo ngjarje dënohet me ashpërsinë më të madhe nga kryeministri. Ka ndodhur një hata me një të mitur i është shkatërruar jeta. Kam informacion që drejtoresha e shkollës dhe mësuesja ishin fanse të zjarrta të Elvis Roshit’, deklaroi Sali Berisha.