Një predhë mësohet se është gjetur nga punonjësit e Bashkisë në Pukë.

Punonjësit e bashkisë po pastronin zonën kur kanë konstatuar predhën pranë një blloku banimi.

Bëhet me dije se predha ishte gjetur e ndryshkur në sipërfaqe shumë pranë pallateve të banuara.

Bashkia ka njoftuar policinë për gjetjen e armës luftarake, e cila më pas ka kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere për parandalimin e ndonjë rreziku të mundshëm.