Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një takim me studentët e Korçës dhe ka dhënë lajmin e mirë për 400 studentë të ekselencës, të kualifikuar deri tani për të punuar në administratë.

“Janë 900 aplikime për 800 vendet e para të shpallura, janë mbi 400 që janë kualifikuar. Ndërkohë që kemi ngritur grupe të përbashkëta mes ministrive për të adresuar nevojat në infrastrukturë”,- tha ai.

Kryeministri Rama foli dhe për projektin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili do financohet nga qeveria.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës ka pasur një fermë të standardeve të larta ndërkombëtare, ajo u shkatërrua tërësisht. Tani do ta investojmë ne si qeveri, jo vetëm që ata të bëjnë mësim në kushte normale por për të krijuar marrëdhënie tregtare, për të nxjerrë të ardhura”,- tha Rama.