Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin e Uzinës Traktori, disa zona në ditën e sotme do të mbeten pa energji elektrike. 

OSHEE ka njoftuar se ndërprerja do të zgjasë për katër orë, përkatësisht në orarin 09:00-13:00 dhe energjia elektrike do të mungojë në zonat Kodra e Priftit dhe Shkozë.