8 shqiptare dhe 3 serbe që punonin ilegalisht si prostituta janë ndaluar në një lokal nate nga Policia e Kosovës.

Mësohet se ato u arrestuan natën e 17 janarit në të gdhirë të datës 18, gjatë një kontrolli policor në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Uniformat blu ndaluan femrat, të cilat punonin si balerina dhe përpos kësaj ofronin edhe marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

“Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga Republika e e Serbisë dhe tetë nga Republika e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës. Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një sprej. Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook