Banorët e Unazës së Madhe janë drejtuar mbrëmjen e sotme drejt shtëpisë së kryeministrit Rama në zonën e Surrelit.

Forcat e shumta policore kanë shkuar për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrollit. Një punonjës i gardës ka debatuar me deputetin e PD-së, Klevis Balliu, të cilit i ka kërkuar që të mos protestojnë aty, pasi sipas tij është një pronë private.

“Nuk është ky vendi për të protestuar, kjo është pronë private. Keni mjaft sheshe për të protestuar.”, tha ndër të tjera punonjësi i Gardës.

Nga ana e tij, Balliu u shpreh: “Ne kemi ardhur paqësisht”.

Mos na detyroni të përballemi në mënyra që nuk i shkon përshtat një vendi siç është Shqipëria. Ne mendoj se e kemi kryer detyrën tonë për sonte”.

Më tej ai paralajmëroi Ramën duke thënë: “Nëse nuk na dëgjon, ai do të na ketë sërish këtu”.