Punonjësit e kompanive call-centers janë shprehur në një anketim për mjaft shkelje me të drejtat dhe kushtet e punës: 99% e tyre kanë me punëdhënësin kontrate pune me afat të pacaktuar.

Afro gjysma e tyre punojnë me kohë të pjesshme, më pak se dita normale e punës, por nuk paguhen me shtesa për orët e punës në mbrëmje.

Projekti i monitorimit përfshiu të drejtat e punës në 10 kompani CallCenter në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë

“Mbi 30% e të intervistuarve pohuan se kanë probleme shëndetësore dhe të sigurisë të shkaktuara nga procesi i punës” – tha Alma Kordoni, koordinatore e organizatës Together for Life, autore e studimit.

Punonjëset e këtij sektori janë shumica femra në mbi 60%; ato vuajnë pasivitetin e mungesën e organizmeve kolektive në formë sindikate.

Mbi 20% e ankesave të këtyre punëtorëve i janë drejtuar Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Punonjësit e kompanive call centera janë të shkolluar mbi 40 për qind me universitet, mastera dhe doktoratura dhe afro 60% e të punësuarve kanë mbaruar minimalisht shkollën e mesme” – tha Arjan Hoxha nga Qendra për marrëdhënie të punës dhe dialogut social.

Projekti mbi vëzhgimin e të drejtave të këtyre punëtorëve është fryt i bashkëpunimit të shoqatës “Together for Life”, Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme dhe Qeverise Suedeze.

Ai synon të përmirësojë cilësinë e jetës së punonjësve të tyre, dhe duke ngritur kapacitetet e punëmarrësve dhe punëdhënësve për të drejtat e punës dhe marrëdhënieve të punës.

LEXO EDHE:  Donnarumma "pendohet", rinovon kontratën me Milanin, ja sa milion euro do të përfitojë

Call centerat renditen midis punëdhënësve kryesorë të rinisë shqiptare, por aty ende ka shumë mungesa sa u takon marrëdhënies dhe kushtet e punës, mjedisi dhe orët e punës, pagesa e orëve shtesë, pushimet e nevojshme për këtë proces stresant pune./voa

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook